Sport

Rayados shkarkon Demichelis, një muaj para Kupës së Botës për Klubet…

Klubi meksikan zyrtarizoi shkarkimin e trajnerit argjentinas pas humbjes kundër Toluca (2-1).

12 Maj 2025, 14:00 Nga DOSJA

MEKSIKE - Koha e Demichelis si trajner i Rayados Monterrey ka mbaruar. Ekipi meksikan e bëri zyrtare largimin e argjentinasit nga posti i trajnerit të ekipit ku luan  Sergio Ramos dhe Canales. 

Ka mbetur edhe një muaj deri në fillimin e Kupës së Botës për Klube dhe Rayados do të përballet me këtë ngjarje me një trajner të ri. 

“Ne informojmë tifozët tanë dhe median, se klubi ka vendosur t’i japë fund mandatit të Martín Demichelis si drejtues teknik i ekipit të parë të Rayados, duke filluar nga kjo e diel, më 11 maj 2025”, thuhet në deklaratën e klubit meksikan. 

Rayados shkarkon Demichelis, një muaj para Kupës së Botës

Në deklaratën e saj zyrtare, Rayados shprehu mirënjohjen e saj për profesionalizmin e Demichelis dhe deklaroi se së shpejti do të njoftojë trajnerin që do ta zëvendësojë argjentinasin. 

Shkarkimi i Demichelis vjen pasi Rayados humbi 2-1 ndaj Toluca të dielën dhe u eliminua në çerekfinalet e Clausurës meksikane. 

Një nga polemikat që rrethojnë mandatin e Demichelis është marrëdhënia e tij e dobët me Sergio Canales. Në fakt, lojtari spanjol u lëndua kur goditi me shqelm një derë xhami pas një grindjeje me trajnerin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll