Politike

Zgjedhjet parlamentare/ PS-ja merr 19 mandate në Qarkun e Tiranës, PD-ja kalon në avantazh në Kamëz dhe Kavajë

Sipas rezultateve zyrtare nga KQZ, Partia Socialiste ka marrë 84,233 vota ose 48.53%. Partia Demokratike ose e qujatur ndryshe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, deri më tani ka marrë 60,234 vota ose 34,70%.

12 Maj 2025, 16:50 Nga M.L
Zgjedhjet parlamentare/ PS-ja merr 19 mandate në Qarkun e Tiranës,
Foto ilustruese

TIRANË- Deri më tani janë numëruar 534 qendra votimi nga 1283 në total në qarkun e Tiranës teksa ende vijon procesi i numërimit të votave. Sipas rezultateve zyrtare nga KQZ, Partia Socialiste ka marrë 84,233 vota ose 48.53%. Partia Demokratike ose e qujatur ndryshe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, deri më tani ka marrë 60,234 vota ose 34,70%.

Partia Mundësia ka marrë vetëm 8,521 vota, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 5,275 vota ose 3.04%. Ndërkohë Lëvizja Bashkë deri më tani në qarkun e Tiranës ka marrë 2,790 vota ose 1.61%.

Deri në këto momente, me këto rezultate të përkthyera në mandate rezulton që Partia Socialiste merr 19 mandate, kurse Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore merr 14 mandate, si dhe nga një mandat Lëvizja Bashkë, partia Mundësia si dhe Nisma Shqipëria Bëhet.

partia socialiste partia demokratike zgjdhjet e 11 majit

Sondazh

Poll