Sport

Mbappé merr trofeun e UNFP-së: "Është mirë të vlerësohesh nga kolegët e tu!"...

Këtë të diel, gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeve të UNFP-së, Kylian Mbappé u shpall “Lojtari më i mirë francez” që luan jashtë vendit pas sezonit të tij të parë te Real Madridi. Sulmuesi reflektoi mbi performancat e tij dhe kritikat që mori këtë vit.

12 Maj 2025, 13:30 Nga DOSJA
Mbappé merr trofeun e UNFP-së: "Është mirë

FRANCE - Disa orë pasi humbi ‘El Clasicon’ kundër FC Barcelonës këtë të diel, pavarësisht tregolëshit të tij, Kylian Mbappé u shpall “Lojtari më i mirë francez” që luan jashtë vendit dhe u vlerësua me trofeun e UNFP-së për sezonin 2024-2025, falë votave të lojtarëve.

Duke folur për beIN Sports, sulmuesi i Real Madridit reflektoi mbi performancat e tij: "Gjithmonë i kam thënë vetes se një ditë do të nominohesha për këtë çmim, sepse gjithmonë kam pasur ambicien të luaj jashtë vendit. Kështu që është mirë të njihem nga kolegët e mi, i falënderoj të gjithë lojtarët që votuan për mua."

Mbappé shpjegoi gjithashtu se si i përballoi kritikat pas një fillimi të vështirë në Spanjë: "Jam mësuar me këtë sepse isha në media në një moshë shumë të re, kështu që është më e lehtë për mua ta kontrolloj atë. Tani jam në një vend ku nuk shikoj televizor dhe nuk kuptoj asgjë (qesh) kështu që është edhe më e lehtë.

Duhet të ruash qetësinë dhe të jesh i vetëdijshëm për cilësitë e tua. Edhe nëse nuk funksionon, gjithmonë duhet t'i thuash vetes se nëse je këtu, ka një arsye. Duhet ta ruajmë këtë besim dhe të fillojmë punën."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll