Aktualitet

Zgjedhjet/ Numërohen 49 qendra votimi në vend nga 5225, PS në avantazh, ja si ndahet numri i votave

Koalicioni Nisma Bëhet ka marrë 294 vota, ose 3.15 përqind. Partia Socialdemokrate ka marrë 245 vota ose 2.65%. 

12 Maj 2025, 01:04 Nga r.ll
Zgjedhjet/ Numërohen 49 qendra votimi në vend nga 5225, PS në
foto ilustruese

TIRANË- Në disa KZAZ të qarqeve në vend janë hapur kutitë e para dhe ka nisur numërimi i votave.  Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 49 qendra votimi, nga 5225.

PS kryeson në rang vendi me 5295 vota ose 56,75% përqind. Ndiqet nga PD-ASHM me 3134 vota ose 33.59 përqind. Koalicioni Nisma Bëhet ka marrë 294 vota, ose 3.15 përqind. Partia Socialdemokrate ka marrë 245 vota ose 2.65%. 

Zgjedhjet/ Numërohen 49 qendra votimi në vend nga 5225, PS në
rezultate

numerimi i votave

Sondazh

Poll