Aktualitet

Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës 

Nga 89 kuti do të numërohen vetëm 88 prej tyre pasi njëra është klasifikuar e pavlefshme. 

11 Maj 2025, 22:15 Nga r.ll
Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët
foto ilustruese

KAMËZ-  Procesi i numërimit të votave pritet të nisë brenda pak çastesh në Kamëz. Nga 89 kuti do të numërohen vetëm 88 prej tyre pasi njëra është klasifikuar e pavlefshme. 

Ndonëse kutia ishte e vulosur si duhet, disa fletë ishin jashtë kutisë, ndërsa ende nuk dihet se si ka ndodhur. Dyshohet se gjatë transportit për në KZAZ, kutia mund të jetë hapur ose nuk është mbyllur si duhet. Deri më tani numërimi ka nisur vetëm në bashkinë e Pustecit, ku janë numëruar vetëm 3 kuti. 

kutite e votimit ne kamez

Sondazh

Poll