Aktualitet

Tensionet te Parku Olimpik, Celibashi: E kemi të bllokuar situatën, të paktën për qarkun e Korçës! Do marrim një vendim

Celibashi u shpreh se ndërhyrjet politike në proces numërimi janë të papranueshme 

12 Maj 2025, 00:04 Nga r.ll
Tensionet te Parku Olimpik, Celibashi: E kemi të bllokuar situatën,
celibashi

TIRANË- Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat lidhur me tensionet e krijuara te Parku Olimpik ku ka nisur ndarja e zarfeve dhe numërimi i votave. Celibashi tha se aktualisht situata është e bllokuar, të paktën për qarkun e Korçës. Më tej ai tha se po punohet për ta zgjidhur situatën, ndërsa shtoi se ndërhyrjet politike në proces numërimi janë të papranueshme 

"KQZ ka marrë masat që ky proces të shkojë në shinat e ligjit. Mesazhet që përcollëm pas mbylljes se votimit, nuk kanë shkuar tek të gjithë. Po punojmë për ta zgjidhur këtë situatë. Duket se e kemi te bllokuar situatën, të paktën për qarkun e Korçës. Do marrim një vendim për këtë situatë. Ndërhyrjet politike në proces numërimi janë të papranueshme. Askush nuk mund ta sfiojë ligjin. Kemi qetësinë të marrim vendimet që duhen." u shpreh Celibashi. 

Demokrati Flamur Noka dhe drejtuesja e PD për diasporën, Jozefina Topalli kanë kërkuar që votat e ardhura nga Greqia të trajtohen dhe të numërohen veçmas. Nga ana tjetër, drejtuesi i PS për diasporën, Taulant Balla ka dalë kundër këtij pretendimi. 

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll