Aktualitet

Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

79.24% e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare kanë ushtruar të drejtën e votës.

11 Maj 2025, 22:49 Nga r.ll
Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen
foto ilustruese

TIRANË- Ka nisur numërimi i votave të diasporës te cilat janë grumbulluar te Parku Olimpik. Bëhet me dije se kutitë e para që po numërohen janë ato për qarkun e Korçës. 

Të pranishëm te Parku Olimpik janë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi edhe dy drejtuesit politikë të partive kryesore për Diasporën, Jozefina Topalli e PD-së dhe Taulant Balla i PS-së.

79.24% e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare kanë ushtruar të drejtën e votës.

vota e diaspores

Sondazh

Poll