Aktualitet

Përfundon dorëzimi i materialeve të votimit në KZAZ 55 dhe 56 në Lushnje

11 Maj 2025, 22:10 Nga r.ll
Përfundon dorëzimi i materialeve të votimit në KZAZ 55 dhe
foto ilustruese

LUSHNJE- Materialet e votimit janë dorëzuar në KZAZ 55 dhe 56 në Lushnje. Deri më tani numërimi ka nisur në bashkinë e Pustecit, e cila pritet të jetë e para që do të nxjerrë rezultatet e zgjedhjeve në këtë bashki.

42.16% e qytetarëve brenda vendit kanë ushtruar ditën e sotme të drejtën e votës në zgjedhjet për përbërjen e re të parlamentit të Shqipërisë.  Procesi i votimit ka përfunduar në orën 19:00. Qarku i Dibrës kryeson me pjesëmarrjen më të lartë, me 50.10% të qytetarëve që kanë votuar. Pasohet nga Tirana me një përqindje prej 48.73%, ndërsa Kukësi renditet i treti me një përqindje të lartë pjesëmarrjeje prej 46.15%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike edhe shifrën e pjesëmarrjeve të votuesve të diasporës. 79.24% e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare kanë ushtruar të drejtën e votës. 

3,713,761 votues ishin regjistruar për zgjedhjet për përbërjen e Parlamentit të ri.  Në këtë numër, përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë vendit, konkretisht 245.935 emigrantë shqiptarë, duke qenë se për herë të parë, diaspora voton pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri. 3.7 milionë shqiptarë patën mundësinë të zgjedhin mes 11 subjekteve politike, tetë parti politike dhe tre koalicione. Secili subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.

Sondazh

Poll