Aktualitet

Dalin shifrat e KQZ, 79.24% e shqiptarëve jashtë vendit kanë votuar për zgjedhjet parlamentare

Procesi i numerimit të votave të diasporës do të zhvillohet në Parkun Olimpik, ku tashmë gjithçka është gati nga numëruesit e subjekteve politike.

11 Maj 2025, 21:51 Nga r.ll
Dalin shifrat e KQZ, 79.24% e shqiptarëve jashtë vendit kanë
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike edhe shifrën e pjesëmarrjeve të votuesve të diasporës. 79.24% e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare kanë ushtruar të drejtën e votës. 

Dalin shifrat e KQZ, 79.24% e shqiptarëve jashtë vendit kanë

Ndërkohë pak më herët u njoftua se është gati të nisë numërimi i tyre. Bëhet me dije se do të jetë nga një tavolinë për çdo qark dhe me procedura të njëjta, pra e ndarë sipas qarqeve. Pas numërimit të subjekteve, do të bëhet edhe numërimi i fletëve të votimit për secilin nga kandidatët. Ky proces do të zhvillohet në Parkun Olimpik, ku tashmë gjithçka është gati nga numëruesit e subjekteve politike. Brenda vendit, vetëm 42.16% e qytetarëve kanë hedhur votën në kutitë e votimit.

vota e diaspores

Sondazh

Poll