Aktualitet

Zjarr në Çardhak të Korçës, zjarrfikëset s’ndërhyjnë dot prej terrenit, era favorizon përhapjen e flakëve

21 Janar 2020, 15:38 Nga DOSJA
Zjarr në Çardhak të Korçës, zjarrfikëset

KORÇË– Zona e quajtur Çardhak, mes Devollit dhe Korçës, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se flakët kanë djegur një sipërfaqe me shkurre dhe po favorizohen nga era e fortë që përhap zjarrin.

Pranë vatrës së zjarrit kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset, po e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Megjithatë deri më tani bëhet me dije se nuk ka të lënduar në njerëz apo banesa të prekura nga zjarri.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet cardhak zjarr ne cardhak cardhak zjarr ne cardhak

Sondazh

Poll