Aktualitet

“Ai harxhoi të gjitha paratë tona”/ 33-vjeçari shqiptar godet me thikë vëllain e tij më të vogël(EMRI)

21 Janar 2020, 14:34 Nga DOSJA
“Ai harxhoi të gjitha paratë tona”/ 33-vjeçari

ITALI- Një konflikt mes dy vëllezërve ka ndodhur në Itali, ku njëri prej tyre ka plagosur me thikë vëllain më të vogël. Sipas medieve italiane, Ergi Shabani goditi me thikë vëllanë e tij të vogël, pasi ai po shpenzonte paratë që ata i kishin fituar.

Mësohet se ngjarja ndodhi në një stacion hekurudhor, ku pas një debati rreth shpenzimeve të tepruara të parave, autori goditi me thikë kuzhine në trup vëllain tre vite më të vogël. 33-vjeçari Shabani, u arrestua nga policia në Sparanise, në zonën Caserta. Ndërsa, vëllai 30-vjeçar është shtruar në spital me një plagë në mushkëri nga goditja e shkaktuar me thikë. Disa kalimtarë i dhanë ndihmën e parë në stacionin e Sparanise.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ergi shabani itali plagosje me thike ergi shabani itali plagosje me thike

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2020, 11:36

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e dy vajzave që ishin një natë më parë duke pirë kafe me 28-vjeçarin Vilson Tafçiu, para se ky i fundit...