Aktualitet

Celibashi: Po monitorojmë dorëzimin e kutive, procesi ka shkuar në përputhje me rregullat dhe standardet

Celibashi tha se deri në orën 18:00, pjesmarrja ishte 41.37%, ndërsa shtoi se do të përditësohet rezultati i pjesmarrjes deri në orën 19:00, brenda disa minutash.

11 Maj 2025, 19:49 Nga r.ll
Celibashi: Po monitorojmë dorëzimin e kutive, procesi ka shkuar
celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka mbajtur një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit në vend. Celibashi është shprehur procesi i votimit ka përfunduar edhe në qarkun e Vlorës, ndërsa njoftoi se po monitorohet procesi i dorëzimit të kutive. 

Celibashi tha se deri në orën 18:00, pjesmarrja ishte 41.37%, ndërsa shtoi se do të përditësohet rezultati i pjesmarrjes deri në orën 19:00, brenda disa minutash. Kryekomisioneri tha se në pjesën dërrmuese procesi ka shkuar në përputhje me rregullat dhe standardet. 

Celibashi: Ka përfunduar procesi i votimit në vend dhe në qarkun e Vlorës. Jemi duke monitoruar procesin e dorëzimit të kutive në KZAZ. Lidhur me pjesmarrjen është 41.37% deri në orën 18:00. Në vlerësimin tonë, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese, me një përjashtim, në përputhje me rregullat dhe standardet. Problematikat e paraditës janë adresuar. Sjell në dijeninë tuaj se procesi i identifikimit elektronik ka shkuar shumë mirë. Kemi patur shkëmbime të informacionit më prokuroritë për 5 raste.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll