Aktualitet

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar në Këlcyrë

Rasti mësohet se është regjistruar rreth orës 15:00. Policia thekson se ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit zgjedhor, pasi cenon fshehtësinë e votës, një nga parimet themelore të procesit demokratik.

11 Maj 2025, 16:56 Nga N.F
Fotografoi fletën e votimit, arrestohet në flagrancë një
Foto

KËLCYRË-Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Këlcyrë. Mësohet se i riu është vënë në pranga pasi dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit pasi ka kryer votimin.

Rasti mësohet se është regjistruar rreth orës 15:00. Policia thekson se ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit zgjedhor, pasi cenon fshehtësinë e votës, një nga parimet themelore të procesit demokratik. Policia ka kryer arrestimin në flagrancë dhe materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. 

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë vënë në pranga një shtetas për shkelje të fshehtësisë së votimit.

I arrestuari është shtetasi M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili dyshohet se rreth orës 15:00 të ditës së sotme ka fotografuar fletën e votimit gjatë ushtrimit të së drejtës së tij në qendrën e votimit nr. 4165/01, në Këlcyrë. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit zgjedhor, pasi cenon fshehtësinë e votës, një nga parimet themelore të procesit demokratik.

Policia ka kryer arrestimin në flagrancë dhe materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Policia e Shtetit apelon sërish qytetarët të denoncojnë çdo rast apo tentativë që cenon integritetin e zgjedhjeve, duke garantuar angazhimin maksimal për një proces zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe të qetë.

fotografoi fletën e votimit

Sondazh

Poll