Aktualitet

Fotografoi fletën e votimit/ Arrestohet 43-vjeçari në Librazhd

Mësohet se i arrestuari me inicialet M.F, fotografoi fletën e votimit në qendrën me nr. 2742. Mbi 43-vjeçarin rëndon vepra penale 'shkelja e fshehtësisë së votimit'.

11 Maj 2025, 17:15 Nga M.L
Fotografoi fletën e votimit/ Arrestohet 43-vjeçari në Librazhd
Foto ilustruese

LIBRAZHD- Një 43-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Librazhdit pasi dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Mësohet se i arrestuari me inicialet M.F, fotografoi fletën e votimit në qendrën me nr. 2742. Mbi 43-vjeçarin rëndon vepra penale 'shkelja e fshehtësisë së votimit'.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/ Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit". Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

librazhd

Sondazh

Poll