Aktualitet

Incidenti mes Nokës dhe votuesit në Vorë/ Kush është miku i Xhabaftëve, Xhoni Asllanaj një emër i njohur për policinë

Mësohet se Asllanaj ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhërit të policisë. 

11 Maj 2025, 17:39 Nga M.L
Incidenti mes Nokës dhe votuesit në Vorë/ Kush është
Foto ilustruese

TIRANË– Një incident ka ndodhur sot në një qendër votimi në Vorë, mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së dhe Xhoni Asllanajt, mik i Xhabaftëve. Mësohet se Asllanaj ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhërit të policisë. 

Pak përpara mesnatës 25 nëntorit të vitit 2016, në rrugën “Unaza” në Vorë janë ndaluar për kontroll tre shtetas që udhëtonin me një mjet tip Toyota të blinduar.  Policia gjeti brenda mjetit të blinduar, një armë pa leje, 10 mijë euro cash dhe jelek antiplumb. Bashkë me të udhëtonin edhe Julain Daci e Albert Xhabafti, të cilët u proceduan penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Sipas policisë Asllanaj njihet si një nga personat me te afërt të Albert Xhabaftit, i cili ndodhej në mjetin e blinduar. Albert Xhabafti, është vëllai i Baki Xhabaftit, i cili u vra me 28 shkurt të vitit 2014, në Vorë ku vetura me të cilën po udhëtonte shpërtheu nga një mekanizëm i telekomanduar.

xhoni asllanaj

Sondazh

Poll