Aktualitet

Florenc Çapja kërkoi leje për të votuar, Gjykata rrëzon kërkesën e tij: Është i dënuar për krim të organizuar

Në total kanë qenë 159 kerkesa me objekt “lejim votimi”, mes të cilëve edhe i dënuari me burgim të përjetshëm.

11 Maj 2025, 18:12 Nga M.B
Florenc Çapja kërkoi leje për të votuar, Gjykata
Florenc Çapja

TIRANA- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Florenc Çapjas, i cili pak ditë më parë u ekstradua nga Dubai, për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit. Kërkesa e tij u rrëzua, pasi ai është i dënuar për krim të organizuar. Bazuar në vendimin e Gjykatës, kjo e përjashton Çapjan nga mundësia për të marrë leje për të ushtruar të drejtat e tij zgjedhore.

“Pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë janë paraqitur 159 kerkesa me objekt “lejim votimi”, nga te cilat 137 jane te pranuara.

Të gatshëm për të pritur këto kërkesa kanë qenë gjithë gjyqtarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me përjashtim të gjyqtarëve me raport mjekësor dhe ata që janë me leje të miratuar paraprakisht nga Kryetari”, informon Gjykata.

florenc Çapja

Sondazh

Poll