Aktualitet

Aksident në lagjen “Gurra” në Lezhë, automjeti përplas këmbësoren, në gjendje të rëndë në spital

Policia bën me dije se kalimtarja është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës. Fatkeqësisht ajo ndodhet në gjendje kritike për jetën.

11 Maj 2025, 17:07 Nga N.F
Aksident në lagjen “Gurra” në Lezhë, automjeti
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Lezhë. Mësohet se një këmbësore është përplasur nga një mjet teksa po kalonte në vijat e bardha në lagjen Gurra. 

Policia bën me dije se kalimtarja është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës. Fatkeqësisht ajo ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Aksident në lagjen “Gurra”, përplaset një këmbësore në vijat e bardha. Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.

E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll