Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Procesi në Korçë monitorohet nga task-forca, agjentë të BKH-së ndjekin nga afër

Task- forca është në pritje dhe gatishmëri të plotë për të hetuar çdo denoncim që do të vijë në lidhje me procesin zgjedhor.

11 Maj 2025, 15:20 Nga M.B
Zgjedhjet parlamentare/ Procesi në Korçë monitorohet nga
Foto ilustruese

KORÇA- Nën drejtimin e prokurorit të SPAK, Vladimir Mara, prokurorët e Prokurorisë së Korçës, agjentë të BKH dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut, po ndjekin nga afër procesin zgjedhor. Task- forca është në pritje dhe gatishmëri të plotë për të hetuar çdo denoncim që do të vijë në lidhje me procesin zgjedhor.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

zgjedhjet

Sondazh

Poll