Aktualitet

Pas konfliktit në qendrën e votimit në Pogradec, nipërit e të arrestuarit shkojnë në banesën e komisionerit dhe dhunojnë familjarët e tij

Mësohet se pas incidentit nipërit e të arrestuarit kanë shkuar në banesën e anëtarit të komisionit dhe kanë goditur bashkëshorten dhe djalin e tij.

11 Maj 2025, 13:50 Nga M.L
Pas konfliktit në qendrën e votimit në Pogradec, nipërit e
Policia

POGRADEC- Pas konfliktit të ndodhur në një qendër votimi në Pogradec, një 63-vjeçar i përfshirë u arrestua se dhunoi komisionerin e PS-së. Mësohet se pas incidentit nipërit e të arrestuarit kanë shkuar në banesën e anëtarit të komisionit dhe kanë goditur bashkëshorten dhe djalin e tij.

Bëhet me dije se djali po merr mjekimin e nevojshëm në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshortja po jep kallëzimin në komisariat. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. 

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak/ Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.

policia e pogradecit

Sondazh

Poll