Politike

Incidenti mes Nokës dhe votuesit në Vorë/ Komisioneri i QV-së: E kam raportuar në KQZ, nuk është anëtar i joni! Fotoja badge që ai mbante i është dërguar nga një subjekt politik

Në një intërvistë për Syri TV, një nga komisionerët në këtë qendër ka sqaruar se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik.

11 Maj 2025, 14:43 Nga M.L
Incidenti mes Nokës dhe votuesit në Vorë/ Komisioneri i
Foto ilustruese

VORË- Në incident ka ndodhur disa orë me parë në një qendër votimi në Vorë mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe një personi të identifikuar si shoferi i Bert Xhabaftit, Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa. Në një intërvistë për Syri TV, një nga komisionerët në këtë qendër ka sqaruar se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik.

Komisioneri theksoi se e ka raportuar rastin në KQZ, pasi personi mbante një badge si staf i përkohshëm dhe nuk ishte miratuar si vëzhgues. Sipas komisionerit, badge-t e tilla lëshohen nga KZQ vetëm për stafin e vet dhe për qëllime të caktuara informacioni.

Gazetari: A është anëtar i juaj ky?

Komisioneri: Jo, nuk është anëtar i jonë. Është fotografuar nga një anëtar i një subjekti politik, e më është dërguar mua, është raportuar në KQZ.

Gazetari: Për çfarë arsye e raportove?

Komisioneri: E raportova sepse është staf i përkohshëm dhe nuk është vëzhgues. Ose do të ishte staf i KQZ, nga ne nuk është miratuar dhe unë e raportova, kjo është e gjitha. Ato që janë të përkohshëm nuk miratohen, tek ne jo. Këto badge i lëshon KZQ, si rregull i lëshon për stafin e vet për të marrë një informacion të caktuar.
Ne kështu na është caktuar, ishte dhe komisioneri Celibashi këtu dhe ne e kishim raportuar. Verifikimi do bëhet nga organet kompetente, unë e kam raportuar në KZQ dhe kjo ishte detyra jonë.

flamur noka

Sondazh

Poll