Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Celibashi në terren për të monitoruar procesin, viziton një QV në Vorë

Bëhet me dije se ndalesa e tij të parë është një qendër votimi në njësinë administrative të Vorës.

11 Maj 2025, 13:23 Nga M.B
Zgjedhjet parlamentare/ Celibashi në terren për të monitoruar
Ilirjan Celibashi

VORA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka nisur vizitat në terren për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Bëhet me dije se ndalesa e tij të parë është një qendër votimi në njësinë administrative të Vorës.

Kjo vizitë vjen pas një konference për shtyp të mbajtur më herët gjatë ditës, ku kreu i KQZ dha përditësimet më të fundit mbi pjesëmarrjen dhe ecurinë e votimeve në rang vendi.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

kqz

Sondazh

Poll