11 Maj 2025, 11:53
Nga M.L
Foto nga vendngjarja
VORË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka pasur një përplasje me një grup votuesish në Vorë. Noka është përplasur me qytetarët jashtë një qendre votimi në Vorë, teksa ka hedhur akuza se e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit.
Noka deklaroi se votuesit janë 'të blerë' nga Partia Socialiste për t'i dhënë votën sot. Ndërkohë qytetarët kanë reaguar menjëherë duke e quajtur mashtrues, sakaq njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij.
Debati:
Noka: Këtu në Vorë e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit. Urdhërojnë, kontrollojnë dhe dirigjojnë procesione e votimit.
Qytetari ndërhyn: Jam unë xhabaft çfarë ka këtu, po shkojnë të votoj. Po ti çdo këtu
Noka: Jam deputet
Qytetari: Shko shihe emrin ku e kam
Noka: Shko por nuk ke të drejtë të rrish gjithë ditën
Qytetari: Por tek shtëpia ime rri unë, jam në shtëpi
Noka: Shtëpinë e ke në Vorë, por jo tek kjo shkolla, tek qendra e votimit
Qytetari: Ore e kam këtu (drejton me gisht)
Noka: Unë kam një detyrë tju paralajmëroj dhe t’ju them: Harrojeni po ju them unë
Qytetari: Asgjë s’ke çfarë paralajmëron
Ndërhyn një tjetër qytetar: Pse më kërcënon mua unë jam qytetar i lirë, për çfarë më kërcënon? Kemi vrarë njerëz? Po vij të votoj, më the kriminel
Noka: Ta tregoj unë
Qytetari 2: Jam qytetar i Vorës
Noka: Janë pajisur të gjithë me karta vëzhguesish.
Qytetari 3: Jam refugjat, kemi ardhur të votojmë dhe ja sjella e këtyre
Qytetari 1: Ju gazetarë më gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues
flamur noka
Politike
11 Maj 2025, 11:52
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar paraditen e sotme një d...
Politike
11 Maj 2025, 11:32
N.F
Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka votuar paraditen e sotme. Pas votimit Noka ka folur për gazetarët ...
Politike
11 Maj 2025, 11:45
M.L
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se deri më tani procesi i votimit në të gjith&e...
Politike
11 Maj 2025, 11:41
M.B
Lamberto Zannier
TIRANA- Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it ndodhej sot në n...
Politike
11 Maj 2025, 11:32
N.F
Foto
TIRANË- Ministria e Brendshme ka bërë më dije një njoftim të rëndësishëm për qytetarët. Mi...
Politike
11 Maj 2025, 11:38
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se deri më tani 185. 679 zar...
Politike
11 Maj 2025, 11:36
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe bashkëshortja kanë ushtruan të drejtën e vot...
Politike
11 Maj 2025, 11:33
I.A
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Qendra e votimit në fshatin Spathar të Librazhdit është bllokuar pasi votuesit janë kapur duke fotografu...
Politike
11 Maj 2025, 11:26
I.A
Pjesëmarrja
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në votimet e...
Politike
11 Maj 2025, 11:20
M.B
Foto ilustruese
POGRADEC- Një incident është shënuar në Pogradec, ku një prej simpatizantëve të Partisë D...