Politike

Manastirliu pas votimit: Sot, ditë e rëndësishme! Dilni masivisht për të shprehur vullnetin e tuaj

Pas votimit në qendrën e votimit në shkollën “Jeronim de Rada”, Manastirliu ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime.

11 Maj 2025, 10:51 Nga M.B
Manastirliu pas votimit: Sot, ditë e rëndësishme! Dilni masivisht
Ogerta Manastirliu

TIRANA- Dejtuesja politike e Partisë Socialiste në Tiranë, Ogerta Manastirliu, ka voatuar për këto zgjedhje parlamentare. Pas votimit në qendrën e votimit në shkollën “Jeronim de Rada”, Manastirliu ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime. Ajo u shpreh se procesi po shkon normalisht në të gjithë Tiranën.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, që përmes votës së tyre do të shprehin vullnetin për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës të dalin masivisht në votime. Procesi po shkon normalisht në të gjithë Tiranën, jam e bindur që do të do të vijojë ashtu sikurse ka nisur, me të gjithë standardet dhe e sotmja do të jetë një ditë shembullore demokracie”, tha Manastirliu.

zgjedhjet

Sondazh

Poll