Politike

Probleme teknike në Lezhë, vonesa në një qendër votimi

Në qarkun e Lezhës, në një nga qendrat e votimit është raportuar një vonesë në nisjen e procesit. Shkak është bërë një pajisje teknologjike e operatorit, e cila nuk ka funksionuar siç duhet.

11 Maj 2025, 07:29 Nga N.F
Probleme teknike në Lezhë, vonesa në një qendër votimi
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Procesi i votimit në vend ka nisur në 70:00 në pjesën më të madhe të vendit, por në disa QV janë hasur disa problematika. Në qarkun e Lezhës, në një nga qendrat e votimit është raportuar një vonesë në nisjen e procesit. Shkak është bërë një pajisje teknologjike e operatorit, e cila nuk ka funksionuar siç duhet.

Vonesa ka krijuar radhë dhe pritje për qytetarët që kanë mbërritur për të votuar. Komisionerët në vendngjarje po përpiqen të zgjidhin problemin teknik për të vijuar normalisht procesin zgjedhor.

 

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll