Politike

Shkak mungesa e kolaudimit të pajisjes së identifikimit! Probleme në një qendër votimi në Fier, procesi zgjedhor ende nuk ka nisur

Mësohet se aktualisht kanë mbërritur qytetarët e parë, por votimi nuk ka nisur ende pasi po pritet kolaudimi i pajisjes së identifikimit.

11 Maj 2025, 07:20 Nga M.B
Shkak mungesa e kolaudimit të pajisjes së identifikimit! Probleme
Foto ilustruese

FIER- Procesi i votimit ka nisur thuajse në të gjithë vendit, por momentalisht raportohet për probleme raportohen në një qendër votimi në Fier. Mësohet se aktualisht kanë mbërritur qytetarët e parë, por votimi nuk ka nisur ende pasi po pritet kolaudimi i pajisjes së identifikimit.

Nga ana tjetër, anëtarët e komisionit janë të ulur në vendet përkatëse dhe pritet nisja e procesit të votimit. Sipas informacioneve, në lidhje me këtë problematikë është njoftuar edhe KQZ.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

zgjedhjet

Sondazh

Poll