10 Maj 2025, 20:26
Nga E. D
foto ilustruese
BERAT- Drejtoria Vendore e Policisë Berat përmes një njoftimi bën me dije se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 qendrave të votimit.
Sipas njoftimit pasi ka përfunduar procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në territorin e qarkut Berat, punonjësit e Policisë të planëzuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë tyre, në orën 18:00 të ditës së sotme, dhe kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore.
Gjithashtu në njoftim thuhet se ruajtja e objekteve zgjedhore do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat:
Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat po kryejnë me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e ngarkuara.
Për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie.
Pasi ka përfunduar procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në territorin e qarkut Berat, punonjësit e Policisë të planëzuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë tyre, në orën 18:00 të ditës së sotme, dhe kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore.
Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Të gjitha detyrat e përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat janë realizuar me përpikëri dhe në përputhje me procedurat standarde.
Grupi i drejtimit dhe monitorimi
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është ngritur dhe po funksionon grupi drejtues, me detyrë monitorimin në kohë reale të situatës, ndjekjen e zbatimit të detyrave operacionale, si dhe përpunimin dhe menaxhimin e informacionit, me synimin për të garantuar komunikimin e menjëhershëm me median dhe publikun.
Situata aktuale
Deri në këto momente, situata e rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.
Gatishmëri për garantimin e sigurisë
Policia e Beratit, mbetet në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.
zgjedhjet e 11 majit drejtoria vendore e policise ne berat
Politike
10 Maj 2025, 19:29
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një skandal në lidhje me blerjen e votave nga deputeti Vul...
Politike
10 Maj 2025, 19:23
E. D
foto ilustruese
BULQIZË- Ka përfunduar procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për votimet e 11 majit, në bashkit&eum...
Politike
10 Maj 2025, 19:09
E. D
foto ilustruese
PUKË- Në Pukë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore. Ditën e nesërme (11 maj), shqiptarë...
Politike
10 Maj 2025, 18:49
M.B
Kontejnerët
TIRANA- Banorët e Astirit dhe Yzberishtit do të votojnë në kontejnerë për zgjedhjet parlamentare të 11 ...
Politike
10 Maj 2025, 18:49
E. D
foto ilustruese
DURRË- Në qytetin e Durrësit ka nisur pasditen e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore. Në Bash...
Politike
10 Maj 2025, 18:35
E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka theksuar nevojën urgjente për një reform...
Politike
10 Maj 2025, 18:25
E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur mbi atmosferën para zgjedhjeve të 11 maj...
Politike
10 Maj 2025, 18:26
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë një mesazh për të gjithë ...
Politike
10 Maj 2025, 18:14
E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vetëm një ditë para zgjedhjeve ka ndarë...
Politike
10 Maj 2025, 18:08
E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se synimi i institucionit që ai drejton &eum...