10 Maj 2025, 18:14
Nga E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vetëm një ditë para zgjedhjeve ka ndarë sfidat kryesore të procesit zgjedhor dhe bëri thirrje për një reformim të thellë të mënyrës së organizimit të zgjedhjeve në Shqipëri. I ftuar në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Celibashi theksoi se, ndonëse shumë aspekte të administrimit zgjedhor kanë përparuar ndjeshëm në raport me të kaluarën, nevojat logjistike dhe financiare të KQZ mbeten një problem serioz.
Kreu i KQZ vlerësoi gjithashtu rritjen e transparencës, profesionalizmit të mediave dhe ndërgjegjësimin qytetar në lidhje me procesin zgjedhor, duke theksuar se edhe pse ekziston më shumë informacion dhe ndonjëherë spekulim, kjo është pjesë e zhvillimit të shoqërisë moderne dhe digjitale. Duke reflektuar mbi zhvillimet ndër vite, Celibashi tha se pavarësisht tensioneve politike, situata ka ndryshuar ndjeshëm në raport me dy dekadat e mëparshme.
Celibashi: Fokusi është tek ajo që do ndodhë nesër e në vijim. Ne kemi mbajtur shënime për ato që nuk kanë shkuar mirë, si gjëra organizative, logjistike, financim, etj. Ne kemi nevojë për më shumë kohë më së paku. Dua të them se fondet buxhetore të KQZ, kemi nevojë që një pjesë e buxhetit KQZ-së t’i bëhet efektiv minimalisht një vit para zgjedhjeve. Kemi nevojë që njerëz që angazhohen me këtë të rekrutohen minimalisht 9 muaj para zgjedhjeve, një pjesë e infrastrukturës zgjedhore të jetë e disponueshme 8-9 muaj para zgjedhjeve.
Njerëzit që në terren, komisonerë të nivelit të dytë apo të parë të jenë në dispozicion të KQZ jo 10 apo 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, por minimalisht 2 muaj para autoritetit të KQZ, për të mos thënë që mënyra e organizimit të këtyre të ndryshojë në mënyrë radikale. Do të doja të thoja që retorika politike nuk ka ndryshuar, por ka ndryshuar. Edhe pse ka akoma goxha agresivitet dhe duket sikur ka konflikt të thellë politik është ndryshe krahasuar me dy dekada më parë.
Është e qartë që partitë politike kanë kuptuar se gjërat duhet të jenë ndryshe dhe të mos bëhet politikë si para 20 viteve. Zgjedhjet administrohen më mirë, goxha më mirë se 20 vitet e shkuara. Qytetarët janë më të informuar, ka më shumë transparencë dhe mundësi për akses. Media është më prezentë dhe profesionale. Informacioni përcillet më shpejt. Ndoshta ka dhe më shumë spekulim, por është pjesa e zhvillimit të shoqërisë globalisht.
Më duket se është e vështirë për humbësin e zgjedhjeve të pranojë humbjen. A lidhet me natyrën tonë, është çështje e pjekurisë politike apo që merret me vitet nuk di ta them, por e kemi këtë vështirësi. Dikush thotë që kontestohen sepse zgjedhjet vidhen, unë nuk e besoj këtë. Ai që ka qeverisur, veçanërisht në dy dekadat e fundit, ka patur legjitimitet të plotë në kuptim që ka qenë në qeveri sepse e kanë votuar shumica e shqiptarëve, tej problematikave të caktuara në zgjedhjeve, në finale ka pasur një rezultat që ka reflektuar vullnetin e shumicës. Ne kemi probleme dhe për shkak të tyre kemi kontestime.
Besoj se palët janë ndërgjegjësuar dhe kanë kuptuar se kanë shumë përgjegjësi dhe nuk po e administrojnë atë në lidhje me administrimin e zgjedhjeve. Të gjithë e pranojnë që administrimi i zgjedhjeve duhet të ndryshojë në mënyrë radikale, pra partitë të mos jenë aq prezentë, jo të shmangen totalisht, por të jenë të pranishme pa vënë në dyshim rezultatin e zgjedhjeve në fund.
zgjedhjet e 11 majit ilirjan celibashi
Politike
10 Maj 2025, 18:08
E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se synimi i institucionit që ai drejton &eum...
Politike
10 Maj 2025, 18:09
M.B
Selia e PD
VLORA- Partia Demokratike ka reaguar kundër kërkesës së Partisë Socialiste për shtyrjen e orarit të voti...
Politike
10 Maj 2025, 18:04
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KAMZA- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Arjan Hoxha, ka denoncuar asfaltin zgjedhor që po hidhet ...
Politike
10 Maj 2025, 17:58
E. D
Ilirjan Celibashi,
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për përgatitjet për zgjedhjet par...
Politike
10 Maj 2025, 18:00
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GJIROKASTRA- Demokratët vijojnë denoncimet për rastet e dyshuara të shitblerjes së votës. Nj&e...
Politike
10 Maj 2025, 17:52
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për atmosferën zgjedhore dhe integriteti...
Politike
10 Maj 2025, 17:48
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi foli sot lidhur me problematikat e administrimit të vot&...
Politike
10 Maj 2025, 17:33
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi foli sot në lidhje me procesin zgjedhor dhe problematika...
Politike
10 Maj 2025, 17:27
M.B
Gjin Gjoni
LEZHA- Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, pë...
Politike
10 Maj 2025, 17:02
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve njofton se përfaqësues të KQZ-ve nga Armenia, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovina, ...