Politike

U denoncua nga qytetari se i kërkoi votën, Policia referon materialet në Prokurori për kandidatin e PD-së në Lezhë

Sipas Policisë ndaj tij është bërë kallëzim nga një qytetar, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën.

10 Maj 2025, 17:27 Nga M.B
U denoncua nga qytetari se i kërkoi votën, Policia referon materialet
Gjin Gjoni

LEZHA- Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për kandidatin e Partisë Demokratike Gjin Gjonin. Sipas Policisë ndaj tij është bërë kallëzim nga një qytetar, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën. Bëhet me dije se denoncimi është bërë nga 66-vjeçari Valentin Kukaj.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, 

Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik "Partia Dekomokratike", pasi ndaj tij është bërë kallzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën.

lezha

Sondazh

Poll