10 Maj 2025, 18:09
Nga M.B
Selia e PD
VLORA- Partia Demokratike ka reaguar kundër kërkesës së Partisë Socialiste për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në qytetin e Vlorës, për shkak të zhvillimit të aktivitetit “Giro d’Italia”.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PD e cilëson këtë kërkesë si një abuzim të papranueshëm me procesin zgjedhor dhe e konsideron atë si një manovër për të favorizuar propagandën qeveritare në ditët e fushatës zgjedhore.
Gjithashtu, përmes një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PD–ASHM kërkon që kjo kërkesë të refuzohet, duke e cilësuar si një shkelje të parimeve themelore të një procesi të lirë dhe të ndershëm.
PËRGJIGJE NDAJ KËRKESËS SË PS PËR SHTYRJE TË ORARIT TË VOTIMIT NË QARKUN VLORË
I nderuar z. Celibashi,
Duke iu referuar kërkesës së paraqitur nga Partia Socialiste për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në qytetin e Vlorës, për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Giro d’Italia”, ju informojmë se Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM) është kategorikisht kundër këtij propozimi.
Ky aktivitet, i organizuar nga vetë qeveria aktuale në ditët më kritike të fushatës zgjedhore, përfshirë ditën e heshtjes dhe tani edhe ditën e zgjedhjeve, ka karakter të qartë propagandistik dhe shërben më shumë për qëllime elektorale dhe promovimi. Të shpenzosh mbi 7 milionë euro nga fondet publike për një shfaqje të tillë, dhe më pas të kërkosh edhe shtyrje të orarit të votimit për t’ia përshtatur axhendës së kësaj ngjarjeje, është një abuzim i papranueshëm me procesin zgjedhor.
Duhet shtuar se për dy ditë me radhë është ndaluar lëvizja e lirë në territorin e Tiranës, janë pamundësuar aktivitetet politike të opozitës dhe i është mohuar e drejta kushtetuese subjekteve politike për të komunikuar me qytetarët në ditët vendimtare të fushatës. Ky precedent shkel parimet themelore të një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor.
Qëndrimi ynë është i qartë: zgjedhjet nuk mund të përshtaten me orarin e propagandës qeveritare. Është procesi zgjedhor që duhet të ketë përparësi absolute. Nëse aktiviteti sportiv bie ndesh me rregullsinë e zgjedhjeve, atëherë përgjegjësia bie mbi organizatorët dhe jo mbi qytetarët apo institucionet zgjedhore.
Për më tepër, një ndërhyrje e tillë e kërkuar nga PS vetëm pak orë para zgjedhjeve, cënon besueshmërinë e procesit dhe krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen. Kjo nuk është thjesht një çështje orari – është një çështje parimi dhe standardi demokratik.
PD–ASHM kërkon me forcë që kërkesa e PS të mos merret në konsideratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Çdo vendimmarrje në këtë drejtim do të konsiderohej nga ana jonë si një ndërhyrje e papranueshme në barazinë e garës dhe një minim i rëndë i integritetit të zgjedhjeve jo vetëm në qytetin e Vlorës, por në të gjithë qarkun.
Me respekt,
Franci NURI
PD-ASHM
pd
Politike
10 Maj 2025, 18:04
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KAMZA- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Arjan Hoxha, ka denoncuar asfaltin zgjedhor që po hidhet ...
Politike
10 Maj 2025, 17:58
E. D
Ilirjan Celibashi,
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për përgatitjet për zgjedhjet par...
Politike
10 Maj 2025, 18:00
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GJIROKASTRA- Demokratët vijojnë denoncimet për rastet e dyshuara të shitblerjes së votës. Nj&e...
Politike
10 Maj 2025, 17:52
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për atmosferën zgjedhore dhe integriteti...
Politike
10 Maj 2025, 17:48
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi foli sot lidhur me problematikat e administrimit të vot&...
Politike
10 Maj 2025, 17:33
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi foli sot në lidhje me procesin zgjedhor dhe problematika...
Politike
10 Maj 2025, 17:27
M.B
Gjin Gjoni
LEZHA- Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, pë...
Politike
10 Maj 2025, 17:02
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve njofton se përfaqësues të KQZ-ve nga Armenia, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovina, ...
Politike
10 Maj 2025, 16:42
M.B
Lamberto Zannier
TIRANA- Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, do të vizitoj&e...
Politike
10 Maj 2025, 15:51
M.B
Edi Rama
TIRANA- Gazetarja Fatjona Medini ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas intervistës së djeshme të kryem...