Politike

Vota e diasporës/ Celibashi: Kemi pasur raste dezinformimi! Mesazhe të personave që ekzistojnë vetëm virtualisht

Celibashi i u ndal te vota e diasporës, një nga risitë e këtij viti, ku vlerësoi se pavarësisht disa problematikave, procesi në përgjithësi ishte i suksesshëm.

10 Maj 2025, 17:33 Nga M.B
Vota e diasporës/ Celibashi: Kemi pasur raste dezinformimi! Mesazhe të
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi foli sot në lidhje me procesin zgjedhor dhe problematikat të cilat janë hasur gjatë kësaj kohe. I ftuar në studion e “Kjo Javë” në News24, Celibashi i u ndal te vota e diasporës, një nga risitë e këtij viti, ku vlerësoi se pavarësisht disa problematikave, procesi në përgjithësi ishte i suksesshëm.

Ai ka theksuar se megjithatë shumë nga rastet e denoncuara në të vërtetë kanë qenë spekulime. Celibashi dha detaje në lidhje me pretendimet e partive politike për problematika sidomos në shtetin grek.

“Do ta përkufizoja si një proces shumë të mirë. Kemi dashur që ky proces të ishte realizuar në mënyrë perfekte, i kemi përgatitur të paktën në atë çfarë ne ndërtuam si program apo projekt që të ishte i tillë, përsa i përket KQZ vërtetë çdo gjë ka shkuar perfekt. Jo e tillë ka qenë procesi i shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor dhe fletëve të votimit kryesisht në Greqi. Por tej problematikave përsëri do ta përkufizoja si një proces të realizuar shumë mirë.

Kemi përcjellë me vëmendje e kujdes çdo pretendim të ardhur veçanërisht nga partitë politike, në mënyrë të veçantë për Greqinë. Jemi duke marrë informacione të nevojshme për të pasur një vlerësim real të asaj se çfarë ka ndodhur. I kemi kërkuar kompanisë DHL të japë KQZ një informacion dhe raport të plotë mbi elementët e shpërndarjes së fletëve të votimit, strukturat dhe njerëzit e angazhuar, çfarë kanë marrë si ankesa apo çfarë problematikash kanë evidentuar.

Mbi bazën e tyre më tej do të vendosim. Nuk mund të themi apriori nëse ka ndodhur apo jo gjë. Pretendimet duhet të bëhen bazuar në fakte. Kemi bërë disa verifikimi sepse kemi konstatuar se ka edhe spekulime, nuk po them që ajo që thuhet nga PD, PS apo edhe parti të tjera është spekulim. Të vërtetuar nga ne kemi parë që kemi raste spekulimesh. Ka njerëz që nuk ekzistojnë realist, ekzistojnë vetëm virtualisht dhe mesazhet e tyre marrin eko. Kemi të bëjmë me raste dezinformomi”, tha ai.

kqz

Sondazh

Poll