10 Maj 2025, 17:48
Nga M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi foli sot lidhur me problematikat e administrimit të votës së diasporës. Në studion e “Kjo Javë” në News24 Celibashi u shpreh se numri maksimal i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që nuk do të arrijnë dot të marrin zarfet me votat, shkon në maksimumi 15 mijë, shifër kjo sipas tij e papërfillshme. Ai shtoi se sipas informacioneve nga DHL është bërë çdo tentativë për ti kontaktuar por se kanë dhënë adresa e-maili dhe numra telefoni të gabuara.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Pyetje: Ka pasur raste të personave që kanë mbledhur zarfet e fletëve të votimit, si për shembull rasti i një punonjëse në ambasadën shqiptare në Romë. Janë raste të izoluara apo problem në administrimin e votës së diasporës?
Ilirjan Celibashi: 170 mijë fletë votimi të kthyera, 65 përqind kanë mbërritur në KQZ dhe për këtë nuk ka asnjë lloj pretendimi. Me siguri ky numër do të rritet, kjo në parantezë për të treguar se procesi ka shkuar shumë mirë. Fakti që ka episode të tilla, edhe nëse i konsiderojmë si të vërteta, nuk e zbehin suksesin e procesit, jemi duke verifikuar çdo rast, janë angazhuar edhe institucionet e tjera me kompetenca të tjera si hetimi penal.
Pyetje: Si do të sigurohet transparenca e procesit?
Ilirjan Celibashi: Nëse ka një karakteristikë të spikatur procesi i votimit nga jashtë, është transparenca që ka nisur që në orën e parë. Ky proces është zhvilluar nën vëzhgimin dhe mbikëqyrjen e partive politike dhe shoqërisë civile, medias, në Parkun Olimpik të Tiranës, 24/7.
Kur proceset zhvillohen në mënyrë transparente, pak vend mund të lësh për të menduar se çfarë po ndodh sepse gjërat janë të hapura.
Pyetje: Po në lidhje me publikimin e votës në rrjetet sociale?
Ilirjan Celibashi: Përveç parashikimit ligjor që një gjë e tillë nuk lejohet, ne nuk kishim çfarë të bëhet më. Mbetet në dorën e institucioneve ta vlerësojnë dhe adresojnë. Kemi vlerësuar se kanë qenë raste sporadike. Që në momentin që është vërejtur si fenomen dhe e kemi thënë nuk ka ndodhur më
Pyetje: Po në rastet kur zarfi B mungon apo është i dëmtuar, si do të trajtohen votat?
Ilirjan Celibashi: Kemi bërë një administrim të veçuar të këtyre rasteve. Në procesin e numërimit që nis pas orës 19:00 të ditës së dielë, komisionet dhe grupet e posaçme do të bëjnë vlerësimin e këtyre rasteve. Nëse qartazi nuk identifikohet votuesi dhe zgjedhjen e tij në gjykimin tim do të konsiderohen të vlefshme. Nëse ka dyshime se është kompromentuar fshehtësia e votës, këto fletë nuk duhet të numërohen. Pra do të kemi një gjykim që do të ndodhë rast pas rasti.
kqz
Politike
10 Maj 2025, 17:33
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi foli sot në lidhje me procesin zgjedhor dhe problematika...
Politike
10 Maj 2025, 17:27
M.B
Gjin Gjoni
LEZHA- Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, pë...
Politike
10 Maj 2025, 17:02
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve njofton se përfaqësues të KQZ-ve nga Armenia, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovina, ...
Politike
10 Maj 2025, 16:42
M.B
Lamberto Zannier
TIRANA- Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, do të vizitoj&e...
Politike
10 Maj 2025, 15:51
M.B
Edi Rama
TIRANA- Gazetarja Fatjona Medini ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas intervistës së djeshme të kryem...
Politike
10 Maj 2025, 15:36
M.B
Vëzhguesit
VLORA- Kanë mbërritur në Shqipëri vëzhguesit e parë ndërkombëtarë të misionit të OSB...
Politike
10 Maj 2025, 14:58
M.B
Tirana
TIRANA- Giro d'Italia ka nisur me 3 etapat e para që po zhvillohen në Shqipëri, por në mediat e huaja shkruhet se çi...
Politike
10 Maj 2025, 14:29
M.B
Pjesë nga njëra prej videove
DIBRA- Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka ndarë disa video në rrjete socile kur paraqiten ...
Politike
10 Maj 2025, 14:24
M.B
Sheshi "Skënderbej"
TIRANA- Nga ora 13:25 ka nisur Etapa e Dytë e "Giro d'Italia" nga sheshi "Skënderbej" në Tiranë. Kryeministri&...
Politike
10 Maj 2025, 14:13
r.ll
pamje nga maqellara
DIBËR- Policia ka dalë më një tjetër njoftim për incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maq...