10 Maj 2025, 18:04
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KAMZA- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Arjan Hoxha, ka denoncuar asfaltin zgjedhor që po hidhet në gjashtë rrugë të zonës së Kamzës. Hoxha tha për Syri Tv se ky është një akt i pastër krimi elektoral që po ndodh në fazën e heshtjes zgjedhore, nëpërmjet ndërhyrjeve të paligjshme të kryetarit Rakip Suli, në bashkëpunim me firma të lidhura politikisht, të cilat punojnë në funksion të deformimit të vullnetit të qytetarëve.
Ai shton se do t’i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe veçanërisht SPAK-ut, për të ndërhyrë menjëherë ndaj këtij akti të paligjshëm dhe për të ndalur çdo përpjekje për blerje votash nëpërmjet abuzimit me fondet publike.
Deklarata:
Këtu po ndodh një krim zgjedhor. Jemi në fazën e heshtjes zgjedhore, ndërkohë që Rakip Suli, në bashkëpunim me firma që punojnë vetëm për manipulimin e vullnetit të qytetarëve për ditën e nesërme, po shton dhjetëra rrugica me zhavorr “elektoral”.
Punimet po kryhen pa asnjë tabelë informuese dhe pa kontrata pune. Punonjësit, sapo u afruam, braktisën fadromat, rrugën dhe u larguan. Kam njoftuar policinë dhe shefin e komisariatit, i cili po merr masa për të ardhur në vendngjarje.
Punonjësit që ndodheshin aty deklaruan se janë punonjës të Bashkisë Kamëz dhe se po punojnë për shtrimin e rrugicave. Kam marrë ankesa nga dhjetëra qytetarë e votues të kësaj zone, të cilët shprehen se po përpiqen t’i mashtrojnë me asfalt zgjedhor.
Nuk ka asnjë tabelë pune, dhe kur kërkova kontratën për shtrimin e këtyre rrugicave, nuk u paraqit asnjë dokument. Janë gjithsej gjashtë rrugica që po shtrohen njëkohësisht, me qëllim për të ndikuar te votuesit pikërisht një ditë para zgjedhjeve.
Në çdo rast kur ka punime, zakonisht rregullohet vetëm një rrugicë, por në këtë rast po shtrihen të gjashta njëherësh, thjesht për të manipuluar qytetarët. Punimet janë ndalur, policia është njoftuar dhe po i pres në vendin e ngjarjes.
Ky është një krim zgjedhor dhe po përpiqemi të sigurojmë informacionin e nevojshëm që, në fakt, nuk ekziston. Nëse prodhojnë një dokument pas faktit, do t’i drejtohem SPAK-ut për të sekuestruar dosjet në Bashki, pasi një veprim i tillë është i paligjshëm.
kamza
Politike
10 Maj 2025, 17:58
E. D
Ilirjan Celibashi,
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për përgatitjet për zgjedhjet par...
Politike
10 Maj 2025, 18:00
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GJIROKASTRA- Demokratët vijojnë denoncimet për rastet e dyshuara të shitblerjes së votës. Nj&e...
Politike
10 Maj 2025, 17:52
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për atmosferën zgjedhore dhe integriteti...
Politike
10 Maj 2025, 17:48
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi foli sot lidhur me problematikat e administrimit të vot&...
Politike
10 Maj 2025, 17:33
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi foli sot në lidhje me procesin zgjedhor dhe problematika...
Politike
10 Maj 2025, 17:27
M.B
Gjin Gjoni
LEZHA- Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, pë...
Politike
10 Maj 2025, 17:02
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve njofton se përfaqësues të KQZ-ve nga Armenia, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovina, ...
Politike
10 Maj 2025, 16:42
M.B
Lamberto Zannier
TIRANA- Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, do të vizitoj&e...
Politike
10 Maj 2025, 15:51
M.B
Edi Rama
TIRANA- Gazetarja Fatjona Medini ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas intervistës së djeshme të kryem...
Politike
10 Maj 2025, 15:36
M.B
Vëzhguesit
VLORA- Kanë mbërritur në Shqipëri vëzhguesit e parë ndërkombëtarë të misionit të OSB...