Bota

Jep dorëheqjen ministrja e qeverisë së re, bashkëshorti i saj një ndër miqtë e të akuzuarve për vrasjen e gazetares në

21 Janar 2020, 08:08 Nga DOSJA
Jep dorëheqjen ministrja e qeverisë së re, bashkëshorti i

MALTË– Ministrja e qeverisë së re në Maltë, Justyne Caruana ka dhënë dorëheqjen pasi u zbulua se burri i saj, një oficer i lartë policie, është një person i afërt me një biznesmen milioner, i cili tani është në paraburgim, i akuzuar për vrasjen e gazetares maltese.

Silvio Valletta, ish-drejtuesi i departamentit të hetimit penal, udhëtoi për në Londër për të parë një ndeshje Chelsea FC në Stamford Bridge me Yorgen Fenech, i cili u arrestua në fund të vitit të kaluar në jahtin e tij luksoz në ujërat Maltese.

Kjo u mësua pasi u publikuan pamjet e gjetura në telefonin celular të Fenech.

Dorëheqja e ministres  vjen vetëm disa ditë pasi kryeministri i ri i Maltës, Robert Abela, u betua në krye të qeverisë së re.

Ai zëvendësoi Joseph Muscat, i cili duhej të tërhiqej pasi figura të larta të qeverisë, përfshirë shefin e tij të shtabit, u morën në pyetje për vrasjen e gazetrares investigative Daphne Caruana Galizia.

Zonja Caruana, një ministre për ishullin Gozo, tha që ajo ishte “plotësisht e padrejtë” për çështjen dhe do të mbetet si deputete në Partinë e Punës në pushtet.

Por dorëheqja e saj tregoi se ndërsa udhëheqja e qeverisë ka ndryshuar, skandali për vrasjen vazhdon të ketë pasoja për politikanët dhe për policinë.

Gazetarja Caruana Galizia në kohën e vrasjes ishte duke punuar mbi një dosje korrupsioni. Ajo u vra pasi makina  të cilën e kishte marrë me qira shpërtheu në lëvizje.  Ajo u gjet nga djali i saj Matthew që dëgjoi shpërthimin nga shtëpia e tyre.

Burimi: Telegraph 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota daphne caruana galizia justyne caruana londer malte silvio valletta daphne caruana galizia justyne caruana londer malte silvio valletta

Sondazh

Poll