Aktualitet

Godet disa herë me thikë një 37-vjeçar, në pranga 19-vjeçari, i plagosuri në gjendje të rëndë në spital

21 Janar 2020, 09:00 Nga DOSJA
Godet disa herë me thikë një 37-vjeçar, në pranga

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Një 19 vjeçar me inicialet A. H., 19 vjeç, banues në Tiranë ka goditur me thikë një 37-vjeçar,  i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Pak orë pas ngjarjes, policia ka bërë të  mundur kapjen dhe arrestimin e 19-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Tiranë

E godet disa herë më thikë duke e plagosur rëndë një 37-vjeçar, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapet dhe arrestohet autori.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, tek shinat e trenit, rreth orës 20:05 të mbrëmjes së datës 20.01.2020, për motive të dobëta ka goditur disa herë me një mjet shpues e prerës shtetasin I. Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e  19-vjeçarit.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me thike tirane plagosje me thike tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2020, 07:57

Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu Noka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Teod...