Aktualitet

Vrasja e Vilson Tafçiut/ Shpallet në kërkim autori që ekzekutoi 28-vjeçarin

21 Janar 2020, 08:38 Nga DOSJA
Vrasja e Vilson Tafçiut/ Shpallet në kërkim autori që

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu Noka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Teodor Keko”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet.  Burimet bëjnë me dije se është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes, me iniciale N.D,  nga pamjet e kamerave të sigurisë. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia. Pas ngjarjes së rëndë, mbrëmjen e djeshme Policia ka kontrolluar banesën e personit me inicialet N.D, por ai nuk ndodhej aty.

Mbrëmjen e djeshme në orën 20:45 u ekzekutua me armë zjarri në Astir Vilson Tafçiu Noka. Mësohet se 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë në momentin që u thirr nga jashtë nga disa persona. Sapo Vilsoni kaloi pragun e lokalit u qëllua me tre plumba në gjoks nga personat që e thirrën dhe mbeti i vdekur në vend. Menjëherë pas krimit, autorët, u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet të llojit “Golf 6”, me ngjyrë të zezë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vritet vilson tafciu vritet vilson tafciu

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2020, 07:57

Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu Noka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Teod...