Aktualitet

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentian Bejtjas

Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda.

9 Maj 2025, 13:04 Nga r.ll

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e autorëve të

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas. Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, janë të pandehurit lidhur me ngjarjen. Ndërkohë në kërkim ndërkombëtar vijojn të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai.

Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. 

vrasja e gentian bejtjas

Sondazh

Poll