Bota

Masakrohet nga burri në Greqi, vdes në vend nëna e shtatë fëmijëve  

20 Janar 2020, 18:38 Nga DOSJA
Masakrohet nga burri në Greqi, vdes në vend nëna e shtatë

GREQI- Një burrë në Pahpos të Greqisë ka goditur me disa herë me thikë gruan e tij duke i marrë dhe jetën. Policia vendase bën me dije se viktima është një grua 31-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, me origjinë siriane nënë e shtatë fëmijëve. Ajo është gjetur e maskruar në banesën e saj.

Një zëdhënës i policisë tha se viktima ishte gjuajtur me thikë në gjoks, por priten hetime të mëtejshme në lidhje me vdekjen e 31-vjeçares. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 ose 8 të mëngjesit dhe nuk dihen ende nëse autori dhe viktima kanë pasur konflikte përpara vrasjes.

Mësohet se tre nga pesë fëmijët që jetonin me nënën e tyre (5 deri 12 vjeç) ishin në shtëpi në kohën e vrasjes. Të hënën e kaluar, një çështje u ngrit kundër bashkëshortit të saj të kërkuar 37-vjeçar për gjoja vjedhjen e sendeve të ndryshme nga shtëpia e tyre. Në të njëjtën kohë, krime të ndryshme janë duke u hetuar kundër tij, për shkelje ligjit ndaj dhunës në familje.

(A.K.Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 31-vjeçarja dhuna ne familje policia greke vdes grua ne greqi 31-vjeçarja dhuna ne familje policia greke vdes grua ne greqi

Sondazh

Poll