Politike

"Qytetarët duan legalizimet, të kenë të sigurt pronën", Çupi: Qëndrimi i DASH për Berishën, lajm i mirë për opozitën dhe shqiptarët

Ajo e cilësoi fushatën aktuale si të pabarabartë, por shprehu vendosmërinë për ta çuar deri në fund fushatën e PD-së, duke theksuar se jeton njësoj si qytetarët dhe nuk bën jetë luksi.

9 Maj 2025, 08:44 Nga DOSJA
"Qytetarët duan legalizimet, të kenë të sigurt
dhurata çupi

TIRANË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka folur sot për problematikat që përballen qytetarët dhe prioritetet e fushatës së saj. E ftuar në rubrikën “Koha për t’u zgjuar” në News 24, Çupi tha se ka eksperiencë në zhvillimin e fushatave elektorale dhe njeh mirë nevojat e komunitetit, si në Dibër ashtu edhe në Tiranë. Ajo vuri theksin te legalizimet, duke theksuar se shumë qytetarë nuk e kanë ende të sigurt pronën e tyre, dhe se procesi i legalizimeve nuk ka përfunduar.

Ajo e cilësoi fushatën aktuale si të pabarabartë, por shprehu vendosmërinë për ta çuar deri në fund fushatën e PD-së, duke theksuar se jeton njësoj si qytetarët dhe nuk bën jetë luksi. Më tej ajo theksoi se kryetari i PD-së është Sali Berisha, ndërsa faktin që ai mund të udhëtojë në SHBA, e konsideron një lajm të mirë për opozitën dhe për shqiptarët. Në mbyllje të intervistës, Dhurata Çupi ftoi qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë Partinë Demokratike për të sjellë ndryshim në Shqipëri.

"Unë kam eksperienca në zhvillimin e fushatave, kam bërë një fushatë normale. Njoh problematikat e komunitetit dibran, edhe në Dibër, por edhe në Tiranë. Legalizimet janë një problem. Shumë qytetarë kanë ndërtuar shtëpitë e tyre dhe nuk e kanë të sigurt pronën. Legalizimet nuk kanë përfunduar. Ne kemi në program legalizimin e shtëpive, korrupsioni është në nivele tepër të larta. Në vend ka një varfëri ekstreme. Kjo qeveri nuk ka pranuar minimumin jetik, kaq i domosdoshëm për qytetarët, pensionet duhet të rriten e mos ketë pension nën 200 euro. Është një fushatë e pabarabartë. Por unë do i shkoj deri në fund fushatës së PD-së, jam një prej qytetarëve, nuk jetoj në luks. Nuk ka arsye që të votohet kjo qeveri, që ka rritur korrupsionin, që ka rritur varfërinë. E mbështet Task-Forcën e ngritur nga SPAK, që Shqipërisë t’i vijnë zgjedhje të lira e të ndershme. Kryetari ynë është Sali Berisha dhe ne jemi në zgjedhje për të fituar zgjedhjet. Heqja e non gratës për Berishën, është lajm i mirë për opozitën dhe për shqiptarët. Sot kemi mbylljen e fushatës dhe ftoj shqiptarët që të votojnë PD-në, për të ndryshuar Shqipërinë.", u shpreh Çupi. 

dhurata çupi

Sondazh

Poll