Sport

"PSG ishte më i mirë se Arsenali": Edhe Wenger e kundërshton Mikel Artetën...

Ish-trajneri francez i Arsenalit pa një PSG superior ndaj “Topçinjve” në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, të fituar nga parisienët (2-1, 1-0 në ndeshjen e parë). Këndvështrimi i kundërt është ai i Mikel Artetas, trajnerit aktual të klubit londinez.

9 Maj 2025, 09:30 Nga DOSJA
"PSG ishte më i mirë se Arsenali": Edhe Wenger e

FRANCE - Arsène Wenger e kundërshton ish-lojtarin e tij dhe trajnerin aktual të Arsenalit, Mikel Arteta.  "Do të thoja se parisienët ishin më të mirë se Arsenali në të dyja ndeshjet", tha njeriu që trajnoi “Topçinjtë” midis viteve 1996 dhe 2018 në setin anglez të beIN Sports.

Ashtu si shtypi anglez, edhe francezi 75-vjeçar e kundërshtoi Artetën, i cili kishte deklaruar të mërkurën në mbrëmje se lojtarët e tij kishin qenë "më të mirë" se ata të PSG-së në përballjen e dyfishtë (2-1, 1-0).

"Ata kishin lojtarin e ndeshjes në të dyja ndeshjet, dhe ishte i njëjti lojtar çdo herë:  portieri i tyre (Gianluigi Donnarumma). Është historia e asaj që ndodhi në të dy ndeshjet ", shtoi trajneri spanjol, ndërsa përgëzoi Parisin për kualifikimin e tyre. 

"Ata patën më shumë raste dhe nuk ishin kurrë në rrezik, edhe pse, këtë mbrëmje (të mërkurën), pamë një PSG të ndryshme, është shprehur Wenger. - Kjo PSG nuk udhëhiqej nga posedimi, por nga një futboll që konsistonte mbi të gjitha në mospranimin e golave ​​dhe në goditjen në kundërsulm. Kjo i çoi ata drejt suksesit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll