Sport

Kampioni olimpik humb jetën pasi makina e tij përplaset nga treni!

Josiah Raisuke, fitues i medaljes së argjendtë olimpike në regbi me Ishujt Fixhi, ishte duke shkuar në seancën stërvitore të ekipit të tij kur makina e tij u përplas me një tren që po kalonte në një kryqëzim hekurudhor.

8 Maj 2025, 22:31 Nga DOSJA
Kampioni olimpik humb jetën pasi makina e tij përplaset nga treni!

FRANCE - Fijet e jetës së Josiah Raisuke u prenë në mënyrë të papritur dhe parakohshme të enjten në mëngjes pas aksidentit tronditës që ndodhi në qytetin Castres në Francën jugore.
Atleti 31-vjeçar i ekipit olimpik vendas po shkonte drejt qendrës stërvitore të ekipit kur, për një arsye të panjohur, trau në një kryqëzim hekurudhor nuk u ul, duke sjellë përplasjen e makinës së tij me një tren që po kalonte.

Raisuke fitoi medaljen e argjendtë në turneun olimpik të regbisë me Ekipin Kombëtar të Ishujve Fixhi në verën e vitit 2024 dhe ka luajtur në Francë për disa vite, duke arritur t'i surprizojë të gjithë me ndryshimin në karakterin e tij. Atleti i ndjerë u largua nga stadiumi Stade de France në vitin 2020, pasi ishte akuzuar për sulm seksual (ai u dënua me gjashtë muaj burg me kusht) dhe në vitin 2021, si atlet i Nevers, ai u ndëshkua me pesë muaj pezullim sepse... ngriti dhe më pas përplasi në tokë një gjyqtar.

Megjithatë, që nga fundi i vitit 2021 e tutje, kur shkoi te Castres, ai ishte një person tjetër dhe në dhomat e zhveshjes me lajmin e vdekjes së tij, u kriju anjë gjendje shoku.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll