Sport

VIDEO / Derbi anglez në finalen e Europa League, Manchester United-Tottenham!

Ndërkohë në Conference League, Chdelsea arriti të kalojë në finalen e kompeticionit që zhvillohetnë Worklav të Polonisë më 28 maj.

8 Maj 2025, 22:59 Nga DOSJA
VIDEO / Derbi anglez në finalen e Europa League, Manchester

ANGLI - Do të jetë një derbi anglez finalja e këtij edicioni të Europa League mes Manchester United dhe Tottenhamit. Dy skuadrat që po përpiqen të shpëtojnë imazhin e tyre me këtë arritje në finale të një prej kompeticioneve madhore të UEFA-s për klube.

United eliminoi kështu Bilbaon duke i shuar ëndrrën spanjollëve që të luanin finalen e këtij edicioni pikërisht në shtëpinë e tyre në stadiumin “San Mames” ku më 21 maj do të përballen ekipet angleze në vend të tyre. Pavarësisht tentativës në Old Traford për të rikuperuar disfatën e ndeshjes së pare ishte e pamundur. Goli spektakolarë i Juaregizar nga një distance e largët që mbylli 45 minutëshin në favor të Bilbaos, në pjesën e dytë Djajt treguan një tjetër fytyrë. Mount në minutën e 72-të barazpeshon shifrat ndërkohë që mendon Casemiro 8 minutra më pas, saktësisht në të 80-n për t’i shuar shpresat miqve nga spanja, ndërsa goli i tretë i Hojlund  dhe sërish Mount thjesht thelluan avantazhin dhe ndryshuan statistikat pasi fati i takimit ishte i vendosur tashmë.

Me këto shifrat 4-1 në ndeshjen e kthimit apo 7-1 rezultati total i të dyja përballjeve United sheh shpresë për të gëzuar tifozët e tij dhe drejtuesit në një prej edicioneve më zhgënjyese në Premier League me vendin e 15-të.

Si për ironi të fatit rivali i tyre i finales është një pozicion më poshtë në kampionatin anglez. Tottenhanmi në të njëjtat pozitva zhgënjyese në Premier League, në vendin e 16- të, kaloi edhe më lehtë Bodo Glimtin që pas fitores së takimit të parë në shtëpi 3-1 e mundi edhe në transfertë me shifrat 0-2, për të tentuar ashtu si rivalët e tyre të kampionatit të shpëtojnë icka nga një edicion për t’u harruar.

Ndërkohë në Conference League, Chdelsea arriti të kalojë në finalen e kompeticionit që zhvillohetnë Worklav të Polonisë më 28 maj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll