Sport

Papa i ri u zgjodh dhe këtë herë është një ish-sportist dhe i pasionuar i sportit!

Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun dhe ai është Kardinali Robert Prevost i cili do të quhet Leoni i XIV.

8 Maj 2025, 22:21 Nga DOSJA
Papa i ri u zgjodh dhe këtë herë është një

ITALI - Pasditen e sotme u zgjodh Papa i ri. Tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistinas, tregoi se u zgjodh Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake. Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun dhe ai është Kardinali Robert Prevost i cili do të quhet Leoni i XIV.

E veçanta e Papa Leonit të XIV është se ai ndjek edhe sportin. Ai është i pasionuar pas tenisit, sport të cilin e ka ushtruar edhe në rininë e tij, pasi ka qenë një tenist amator. Vlen të theksohet se Robert Francis Prevost edhe sot e kësaj dite luan tenis në kohën e tij të lirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll