Sport

Conference League / Real Betis - Chelsea do të jetë finalja! - VIDEO

Fiorentina eliminohet pas 120 minutash lojë në ndeshjen e kthimit ku tentoi gjithçka për të rikuperusr humbjen e ndeshjes së pare.

9 Maj 2025, 00:55 Nga DOSJA
Conference League / Real Betis - Chelsea do të jetë finalja! - VIDEO

SPANJE - Real Betis-Chelsea do të jetë finalja e Ligës së Konferencës për sezonin 2024/25. Spanjollët eliminuan Fiorentinën në gjysmëfinale duke barazuar 2-2 në kohën shtesë në Franchi pas 2-1 në Seville dhe arritën të kualifikohen për në finalen e madhe të kompeticionit.

Ndeshja që do të vendosë se cila nga skuadrat do të ngrejë trofeun do të zhvillohet në Wroclaw të Polonisë, e planifikuar për datën 28 maj.

Ekipi i Pellegrinit e zhbllokoi ndeshjen pas një goditje dënimi fantastike nga Antony, por gjithçka më pas u përmbys nga dy gola të Gosens për Italianët e Fiorentinës.

Ishin dy gjuajtje me kokë pas një goditjeje nga këndi që e dërgoi ndeshjen në kohë shtesë. Më pas gjithçka në këtë përbllje të dytë gjysmëfinale u vendos nga një gol i Ezzalzouli në minutën e 97-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll