Sport

Andrea Pirlo gati për një aventurë të re, këtë herë me një kombëtare!

Sipas informacionit të publikuar nga gazetari Nikolo Shira në profilin e tij në “X”, disa klube saudite dhe të Katarit kanë shfaqur interes për ish-trajnerin e Juventusit dhe Sampdorias.

9 Maj 2025, 01:02 Nga DOSJA
Andrea Pirlo gati për një aventurë të re, këtë

ARABI SAUDITE - Pas dështimit të tij në krye të Sampdorias, ish-futbollisti dhe trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, mund të vazhdojë karrierën e tij si trajner në Arabinë Saudite.

Sipas informacionit të publikuar nga gazetari Nikolo Shira në profilin e tij në “X”, disa klube saudite dhe të Katarit kanë shfaqur interes për ish-trajnerin e Juventusit dhe Sampdorias.

Pirlo, që ka kaluar një periudhë të vështirë pas largimit nga Torino, duket se mund të gjejë mundësi të reja në Lindjen e Mesme, ku futbolli po kalon një periudhë zhvillimi dhe investimesh të mëdha. Kjo mund të jetë një mundësi për të rikuperuar reputacionin e tij si trajner dhe për të filluar një kapitull të ri të karrierës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll