Politike

Susan Wiles feston ditëlindjen/ Chris LaCivita dhe Berisha urojnë shefen e kabinetit të Trump nga Shkodra

Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Shkodrë, ka uruar edhe ditëlindjen e Susan Wiles, shefes së kabinetit të presidentit, Donald Trump.

8 Maj 2025, 19:17 Nga E. D
Susan Wiles feston ditëlindjen/ Chris LaCivita dhe Berisha urojnë
Sali Berisha

SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Shkodrë, ka uruar edhe ditëlindjen e Susan Wiles, shefes së kabinetit të presidentit, Donald Trump.

"Le të bashkohemi ne me mikun tonë Chris LaCivita për t’i uruar asaj dhe 120 vjet, siç thotë urimi ynë tradicional, vite plot shëndet dhe suksese", u shpreh Berisha.

Berisha: Por miq, këtu bashkëkryestrategu i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë se na njoftoi se bashkëëarkitektja e këtij rikthimit të jashtëzakonshëm, aktualisht shefe e kabinetit në Shtëpinë e bardhë, zonja e nderuar Susan Wiles ka ditëilindjen. Le të bashkohemi ne me mikun tonë Chris LaCivita për t’i uruar asaj dhe 120 vjet, siç thotë urimi ynë tradicional, vite plot shëndet dhe suksese.

sali berisha

Sondazh

Poll