Politike

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Kreydemokrati gjithashtu uroi strategun e fushatës, LaCivita, i cili iu bashkua sot në Shkodër.

8 Maj 2025, 19:16 Nga E. D
Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset
sali berisha

SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët e Shkodrës e nisi fjalën e tij me urimin për Papën e ri, i cili sapo u zgjodh. Kreydemokrati gjithashtu uroi strategun e fushatës, LaCivita, i cili iu bashkua sot në Shkodër. Në fjalën e mbajtur para mijëra shkodranëve që janë mbledhur në takimin përmbyllës të fushatës, kryedemokrati Sali Berisha tha: "Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor". 

Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës, përshëndetjet më të përzemërta për ju në këtë shesh, në këtë tubim fantastik, qytetarëve të Shkodrës kudo që janë nga Shala, Dukagjini gjer në Torovicë, në Fierzë dhe në Velipojë. Nderimin më të madh për të gjithë ju. Por sot, ndërkohë në jemi mbledhur këtu në prag të fitores sonë madhështore, me qindra mijëra shqiptarë nga e mbarë bota po presin emrin e shenjtërisë së tij, Papës së sapozgjedhur. Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor, udhëheqjen e miliarda katolikëve në Europë dhe në botë. Le të nderojmë ne miqësinë tradicionale shekullore mijëravjeçare që ka lidhur trojet arbnore me Vatikanin.

sali berisha

Sondazh

Poll