Politike

"Historia zgjodhi Vlorën për të marrë shumë gjak të pastër shqiptari në luftë"/ Rama: T’i themi Europës se nuk presim më, duam të hyjmë në BE tani

Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se vlonjatët duhet të bëhen bashkë për t'i dhënë një fuqi të re PS-së dhe për tëmbyllur negociatat me BE-në. Rama shtoi se historia zgjodhi Vlorën për të ngritur flamurin e pavarësisë dhe për të marr gjak të pastër shqiptari në në luftën nacional çlirimtare.

8 Maj 2025, 18:29 Nga M.L
"Historia zgjodhi Vlorën për të marrë shumë gjak
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Vlorës. Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se vlonjatët duhet të bëhen bashkë për t'i dhënë një fuqi të re PS-së dhe për tëmbyllur negociatat me BE-në. Rama shtoi se historia zgjodhi Vlorën për të ngritur flamurin e pavarësisë dhe për të marr gjak të pastër shqiptari në në luftën nacional çlirimtare.

Rama tha gjithashtu se populli i Vlorës duhet t'i japim mesazh Europës që duam të bëhëmi pjesë e BE-së tani dhe nuk duam të presim më. 

"Zhvillim i mëtejshëm janë shumë më tepër se investimet që do bëjmë. Zgjedhjet janë takim me historinë. Vlora nuk mund dhe nuk duhet dhe nuk do mungojë në këtë takim me historinë. Kam shumë besim që do ti qaset 11 majit më e bashkuar se asnjëherë duke i kapërcyer hendeqet e shqiptarëve, politike, partiake. Duke kapërcyer dhe hendekun karakteristik të Vlorës, kush jam unë e kush je ti.

Do bëhen bashkë për ti dhënë PS një fuqi të re, jo për vete, as për deputetët dhe karriget e ministrave as mua, por një fuqi të re për të përmbyllur negociatat me BE dhe për ta ulur Shqipërinë në sallonin e Europës së bashkuar. Ky është takimi me historinë, ky është mesazhi që duhet të japë Vlora. Historia zgjodhi Vlorën, për të ngritur flamurin e pavarësisë. Historia zgjodhi Vlorën për të marrë shumë gjak të pastër shqiptari në luftën nacional çlirimtare. Ky takim, ky rreth ka një veçori bashkë me ju socialistët janë dhe disa të tjerë që kanë ardhur nga ana tjetër nga FRPD, janë këtu sot si një shprehje e vullnetit të Vlorës, përtej të majtës dhe së djathtës.

Për Vlorën që duhet të marrin përgjegjësinë, misionin që të ngrihen mbi veten dhe të bëhen një grusht i vetëm duke e mbledhur këtë dorë për të mos e lëshuar fatin europian të Shqipërisë. Duke i dhënë mesazh Europës që ne populli i Vlorës, Shqipërisë të bashkuar duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE, tani. Nuk duam të presim më. Vlora më 11 maj duhet ta meritojë buzëqeshjen e Nënës Shqipëri," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll