Politike

"Ju e dini vetë!" Rama mbyll fushatën në Vlorë: Nuk duhet të mbetemi te 8 mandate

Gjatë fjalës së tij Rama u është drejtuar vlonjatëve duke u thënë që të dielën më 11 maj të dalin të votojnë, pasi vota e tyre është e rëndësishme për të shënuar fitoren e PS.

8 Maj 2025, 17:58 Nga M.B
"Ju e dini vetë!" Rama mbyll fushatën në Vlorë:
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar takimin përmbyllës në qytetin bregdetar të Vlorës. Gjatë fjalës së tij Rama u është drejtuar vlonjatëve duke u thënë që të dielën më 11 maj të dalin të votojnë, pasi vota e tyre është e rëndësishme për të shënuar fitoren e PS. Kreyministri më tej theksoi se kur e pyesin pse e vë në dyshim numrin e mandateve në këtë qark, i përgjigjet se problem nuk janë as 10 mandate, por të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në votime.

"Një shoku im nga Tirana kishte parë memorandumin e Kucit më shkruajti si ka mundësi që mandatin e 9 e vure me 50%. Vlora mos nxjerrë 9 mandate për ty e PS kjo s’ka mundësui. I thashë se ti nuk i njeh vlonjatët, mendon se është kaq e thjeshtë. Problem nuk janë 10 mandate por si të nxjerrësh Vlorën nga shtëpia.

Do e nis duke thënë se cdo vlonjat e vlonjate ta lë për një moment të vërtetën e madhe që i di të tera, dhe duhet të dalë nga shtëpia për transformimin që i është bërë Vlorës dh epër të gjithë atë xhelozi e krijuar për shkakun tim nuk ka kuptom që PS të ngjitet te 88 mandate dhe vlora të mbetet tek 8. Vlora e di vetë", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll