Politike

"Në aeroportin e Vlorës do punësohen mbi 1000 njerëz"/ Rama: Hotelet kanë nisur t’i ngrihen! Do vijnë firmat më prestigjioze të hotelerisë

Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se në në aeroportin e Vlorës do punësohen mbi 1000 njerëz, kryesisht djem dhe vajza të reja. Rama shtoi se aeroporti nuk do të ketë vetëm avionë me pasagjerë por dhe avionë me ngarkesa të të gjitha përmasave.

8 Maj 2025, 18:15 Nga M.L
"Në aeroportin e Vlorës do punësohen mbi 1000
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Vlorës ditën e sotme. Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se në në aeroportin e Vlorës do punësohen mbi 1000 njerëz, kryesisht djem dhe vajza të reja. Rama shtoi se aeroporti nuk do të ketë vetëm avionë me pasagjerë por dhe avionë me ngarkesa të të gjitha përmasave.

Kryeministri Rama tha gjithashtu se Vlora do ketë ndër portet më të bukura të jahteve në Mesdhe duke shtuar se hotelet kanë nisur të ngrihen dhe do të vijnë firmat më prestigjoze të hotelerisë në këtë qytet. 

"Në aeroportin e Vlorës do punësohen mbi 1000 njerëz, kryesisht djem dhe vajza të reja. Aeroporti nuk do ketë vetëm avionë pasagjerë, por do ketë edhe avionë të ngarkesave, që do të çojnë e sjellin mallra e pako të të gjitha përmasave, siç ndodh në të gjithë botën. Do ketë qendër për riparimin e mirëmbajtjen e avionëve të disa prej kompanive më të mëdha europiane.

Shumë shpejt nisin fluturimet në Aeroportin e Vlorës. Këtu do jetë baza për aviacionin civil, që do formojë kuadrot e aviacionit civil. Vlora do ketë ndër portet më të bukura të jahteve në Mesdhe. Triporti do jetë port serioz për anijet që marrin dhe sjellin mallra si dhe për anijet e peshkimit. Hotelet kanë nisur t’i ngrihen. Në Vlorë do vijnë firmat më prestigjioze të hotelerisë. Bregdeti i Vlorës do bëhet ndër destinacionet më të kërkuara në Mesdhe," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll