Politike

"Ka pasur tentativë të rrezikshme për të shkatërruar opozitën"/ Vokshi: Non grata e Berishës ka rënë zyrtarisht! E drejta vonon, por nuk harron

Ajo shtoi se ndaj opozitës shqiptare ka pasur një tentativë të rrezikshme për ta eliminuar, por se e vërteta fitoi.

8 Maj 2025, 16:12 Nga E. D
"Ka pasur tentativë të rrezikshme për të
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar publikimin e gazetarit amerikan Marc Caputo për komentet e DASH se Kreydemokrati Sali Berisha mund të udhëtojë në SHBA. Vokshi, e ftuar në News 24, tha se non grata e Berishës ka rënë edhe zyrtarisht. Ajo shtoi se ndaj opozitës shqiptare ka pasur një tentativë të rrezikshme për ta eliminuar, por se e vërteta fitoi. Deputetja demokrate theksoi gjithashtu se Sali Berisha është i lirë dhe ky është një qëndrim zyrtar i DASH. 

"Ka pasur tentativë të rrezikshme për të shkatërruar opozitën. Non grata ka rënë zyrtarisht, Sali Berisha është i lirë. Ky është një qëndrim zyrtar i DASH. Është lajm i mirë për Sali Berishën, është lajm i mirë për familjen Berisha. Kanë tentuar të vendosin akoma pengesa, e vetmja pengesë ka qenë hyrja, tani i thonë hajde. E drejta vonon, por nuk harron. Ky është lajm i mirë për çdo demokrat e për Shqipërinë," tha Vokshi.

sali berisha albana vokshi

Sondazh

Poll